Mjekët shkojnë në bjeshkë për t’i vaksniuar çobanët, 6 orë ecje e kalërim

  • E.K /
  • 12 June 2021 - 09:20
Mjekët shkojnë në bjeshkë për t’i vaksniuar çobanët, 6 orë ecje e kalërim

Në kohën kur India po ngutet që të vaksinojë sa më shumë njerëz kundër sëmundjes Covid-19, punëtorët shëndetësorë shpesh detyrohen që të ngjiten në male të rrezikshme dhe terrene të vështira për të arritur deri te banorët e zonave të skajshme.

Në rajonin verior, Lidderëat, më shumë se 100 kilometra larg kryeqytetit të pjesës indiane të Kashmirit, ekipet mjekësore janë detyruar t’i kalojnë gjashtë orë ecje në këmbë e kalërim të ngadalshëm për të arritur te disa fise që jetojnë në bjeshkë.

Në një mëngjes të ditëve të fundit, agjencia Reuters iu bashkua një ekipi shëndetësor që e mori një rrugë të tillë.

Në një livadh të rrethuar nga majat e maleve, punëtorët e rregulluan vendin e vaksinimit, duke veshur rroba mbrojtëse përderisa njerëzit mblidheshin, transmeton Gazeta Express.

“Ata nuk janë plotësisht të edukuar apo të vetëdijshëm për vaksinimin. Ne u desh të flisnim me ta, t’i motivojmë për t’i bindur dhe për t’i mobilizuar. Është një proces i ndërtimit të besimit. Në fillim kishte ngurrim”, tha Nasir Khan, zyrtar lokal shëndetësor.

Ndonëse është në mesin e prodhuesve më të mëdhënj të vaksinave kundër koronavirusit, India ka detyrë të vështirë për vaksinimin e popullsisë 1.3-miliardëshe, pjesërisht edhe për shkak të sfidave logjistike për t’i përfshirë edhe zonat e largëta dhe për shkak të skepticizmit e mungesës së njohurive të një pjese të popullsisë rreth vaksinimit.

Foto: Reuters

(Kosova Sot Online)