Gjakovari mashtron një femër dhe ia merr 700 euro, arrestohet

  • E.K /
  • 12 June 2021 - 09:56
Gjakovari mashtron një femër dhe ia merr 700 euro, arrestohet

Mbrëmë, policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Dujakë të Gjakovës.

I njëjti, dyshohet se ka mashtruar një femër duke i marrë 700 euro.

Raporti i policisë:

MASHTRIM

Fsh. Dujakë, Gjakovë 29.04.2021 -20:00. Me 11.06.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili duke e mashtruar viktimën femër kosovare i kishte marr një shumë parsh prej 700 €.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)