Të korruptuarit jashtë institucioneve në burg!

Të korruptuarit jashtë institucioneve në burg!
Të korruptuarit jashtë institucioneve në burg!

Dardan Grapci

  • 12 June 2021 - 09:09

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Qeveria Kurti 2 duhet ti merr paralajmërimet amerikane me seriozitet, dhe le të fillon ta pastroj skenën politike nga njerëzit e korruptuar që janë brenda politikës dhe atyre jashtë politikës, Qeveria Kurti 2 duhet të filloje me arrestime masovike kundër kriminelëve dhe të korruptuarve, duhet të filloj me arrestime të atyre politikanëve të cilët janë të përfshirë apo kanë qenë në ndonjë akt jashtë ligjor etj. Vetëm nëse Qeveria Kurti 2 vepron në këtë mënyrë, unë jam i bindur që Joe Biden do i largon këto sanksione nga Kosova, do të bëjë një seleksionim vetëm ndaj shteteve të caktuara dhe jo ndaj gjithë Ballkanit.

Paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, e në këtë rrafsh edhe ndaj Kosovës, qofshin në të mirë apo në të keq, gjithmonë kanë qenë një hap për avancimin e shtetit, edhe pse kohëve të fundit Amerika po bënë presion ndaj Qeverisë së Kosovës që ta votojnë Ligjin për konfiskim të pasurisë dhe Vetting , deputetët e opozitës dhe pozitës këto mesazhe po i marrin si pretekst kinse nuk janë krejtësisht në rregull. Pavarësisht dallimeve, mesazhet nga Amerika duhet të trajtohen seriozisht dhe të bëhen pjesë e vendimeve për zbatim, aty e e ndijojnë forcimin e shtetit të Kosovës.

Joe Biden, Presidenti Amerikan ka bërë një hap të mirë që e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor që të sanksionohen të gjithë ata lider politik të cilët nuk e luftojnë krimin e organizuar, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke u bërë edhe vetë pjesë e këtyre grupeve kriminale. Edhe pse neve nganjëherë mundë të na duket që Amerika pak po kujdeset për Kosovën, duhet ta kemi shumë të qartë që SHBA -ja gjithmonë ka qenë krahu i djathtë i qytetarëve të Kosovës, duke u angazhuar në kontinuitet dhe pa asnjë kufizim. Presidenti Amerikan Joe Biden me këtë urdhër ekzekutiv nuk po i dënon qytetarët e Kosovës, por ata politikan të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje të mjerueshme që nga viti 1999- e deri më sot.

Qeveria Kurti 2 duhet ti merr paralajmërimet amerikane me seriozitet, dhe le të fillon ta pastroj skenën politike nga njerëzit e korruptuar që janë brenda politikës dhe atyre jashtë politikës, Qeveria Kurti 2 duhet të filloje me arrestime masovike kundër kriminelëve dhe të korruptuarve, duhet të filloj me arrestime të atyre politikanëve të cilët janë të përfshirë apo kanë qenë në ndonjë akt jashtë ligjor etj. Vetëm nëse Qeveria Kurti 2 vepron në këtë mënyrë, unë jam i bindur që Joe Biden do i largon këto sanksione nga Kosova, do të bëjë një seleksionim vetëm ndaj shteteve të caktuara dhe jo ndaj gjithë Ballkanit. Ndryshe nëse Kryeministri Kurti dhe ky kabinet qeveritar, vazhdojnë njësoj sikurse paraardhësit e tyre, që nuk deshën asnjëherë të merren me qeshjet fondamentalë të zhvillimit të shtetit, luftës kundër krimit e korrupsionit, që luanin me ndjenjat e popullit, atëherë do ta kenë fatin e njëjtë sikur të ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".