Vjosa Osmani: NATO-ja së bashku me luftën e UÇK-së i sollën lirinë Kosovës

  • E.K /
  • 12 June 2021 - 10:39
 Vjosa Osmani: NATO-ja së bashku me luftën e UÇK-së i sollën lirinë Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO’s, me rastin e shënimit të 22 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Bashkë me Osmanin kanë bërë homazhe edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Para gazetarëve, Osmani tha se më këtë rast po nderojnë nderojnë kontributin e jashtëzakonshëm të secilit ushtar të NATO-s që i qëndruan përkrah Kosovës në momentet më të errëta të saj.

Tutje, ajo tha se NATO’ja bashkë me luftën e UÇK’së, i sollën lirinë Kosovës.

“Jem i këtu për të nderuar vazhdimin e këtij kontributi, kontribut i cikli ka vazhduar edhe më tej e vazhdon edhe sot për paqen e sigurinë në Kosovë dhe në rajonin tonë. Në listën e festave zyrtare kjo ditë njihet i Ditë e Paqes, por në mesin e qytetarëve tanë njihet si Dita e Çlirimit dhe Dita e Lirisë.

Të tria këto epitete i përshtaten kësaj dite sepse 12 qershori, hyrja e forcave të NATO-s së bashku me luftën e UÇK-së i sollën Republikës së Kosovës, pas një sakrifice të jashtëzakonshme mbinjerëzore, edhe lirinë edhe çlirimin por edhe paqen pas shumë e shumë vuajtjeve e sakrificave të popullit tonë”, ka thënë Osmani.

Ndërkohë, Kurti tha se këtë ditë duhet t’ia kujtojë vetës secili qytetar i Kosovës, duke nderuar ata që dhanë jetën për liri.

“Në qershorin e vitit 1999 kishim zjarr në qiell dhe zjarr në tokë por më 12 qershor këmbësoria e NATO-s i bashkohet ndërhyrjes nga ajri kundër Jugosllavisë së Millosheviqit për ta ndaluar gjenocidin mbi popullin shqiptar. S

iç e tha edhe presidentja e Republikës, më 12 qershor ne kremtojmë paqen, çlirimin dhe lirinë dhe këtë ia përkujtojmë vetës çdo ditë, sepse të gjithë ato gra e burra që u sakrifikuan, dhanë jetën ndodhen në themelet e institucioneve tona, të shtetit tonë, të pavarësisë sonë, të cilin duhet ta shpijmë më tej më zhvillim, drejtësi dhe demokraci”, ka thënë Kurti.

Edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se liria erdhi si kontribut i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe faktorëve ndërkombëtarë që ndihmuan luftën për t’u çliruar nga Serbia.

“Liria jonë ka ardhur si kontribut i UÇK-së, i dëshmorëve tanë që e dhanë jetën për liri, por edhe i bashkimit, kontributit të përpjekjes sonë çlirimtare me faktorët ndërkombëtare që e ndihmuan luftën tonë dhe ne u çliruam nga okupimi i Serbisë. Vetë fakti se aleanca më e madhe ushtarake i doli në ndihmë popullit të Kosovës, e bombardoi Serbinë për shkak të gjenocidit që ajo shtroi mbi popullin e Kosovës kjo flet se kauza jonë ishte shumë e drejtë, liria jonë ishte shumë e shtrenjtë”, ka thënë Konjufca.

(Kosova Sot Online)