Platforma e re për dialogun, të hartohet nga ekspertët dhe të miratohet në Kuvend

Platforma e re për dialogun, të hartohet nga ekspertët dhe të miratohet në Kuvend
Platforma e re për dialogun, të hartohet nga ekspertët dhe të miratohet në Kuvend

Blerim Burjani

  • 12 June 2021 - 09:01

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Pra me rëndësi është për ti ftuar njerëzit, të gjithë ata që e ndjejnë veten të përgatitur për këtë punë. Prej disa dokumenteve mund të zgjidhet një dhe të përpunohet nga ekipi i njëjtë që ofron modele ,pastaj i dërgohet kuvendit dhe mund të diskutohet edhe atje për dokument të vetëm që shkon në Kuvend.

Dialogu eshte çështje kruciale për shtetin e Kosovës, varet prej zgjedhjes çfarë do te ndodhe ne te ardhmen, mungon guximi , kreativiteti, dominon mos dija , problemet e pa përgatitjes për dialog ,telashet e zgjidhjes qe mund te i shkaktojnë Kosovës probleme serioze për integritetin territorial, dhe sovraniteti, problemet e mos kooperimit te Qeverisë me boten akademike , për te ofrua opsione kreative , ka njerëz të shumtë që mundë të kontribuojnë deri me tash pengesa është te mungesa kreativitetit. Tash qeveria aktuale , në vend që të ofroj njerëz dhe ti konsultoj e të bisedoj për të kërkuar modele , pra të angazhohen të gjithë ata që kanë çka për të thënë në këtë çështje ose të gjithë ata që din të shkruajnë apo hartojnë dokumentonte, pra mungon dija mungon edhe besimi për ti dhënë njerëzve mundësi që të japin propozime dhe ide.

Deri tash Thaçi kishte angazhuar vetëm njerëz të dëgjueshëm dhe që kishin punuar për të, edhe pse nuk i takonin botës akademike por letrarëve , përkthyesve apo sociologëve. Pra ka pasur shfrytëzim me kute të nevojave të Hashim Thaçit por jo për të mirën e shtetit. Tash varet shume nga kryeministri se si e zhvillon konceptin e tillë apo çka ofro. Pra me rëndësi është për ti ftuar njerëzit, të gjithë ata që e ndjejnë veten të përgatitur për këtë punë. Prej disa dokumenteve mund të zgjidhet një dhe të përpunohet nga ekipi i njëjtë që ofron modele ,pastaj i dërgohet kuvendit dhe mund të diskutohet edhe atje për dokument të vetëm që shkon në Kuvend. Asociacioni i Komunave Serbe është stopuar kaherë, për dy arsye: e para Serbia nuk e do një asociacion pa kompetenca ekzekutiv e Kosova e do një asociacion bazuar në verdiktin e Gjykatës Kushtetuese.

Është themeluar kaherë një grup prej ekspertëve që është thënë të jen serb por asnjëherë nuk e kanë propozuar një statut për këtë asociacion bazuar në verdiktin e Gjykatës Kushtetuese. Tash Serbisë nuk i intereson një asociacion pa kompetenca ekzekutive që kërkon një entitet juridik serb në Kosove. Kjo është e pa pranueshme për Kosovën, andaj kjo punë është stopuar kaherë. Bashkësia ndërkombëtare e do një asociacion që nuk prek integritetin juridik dhe sovran të Kosovës , prandaj Serbia nuk e pranon asnjë dialog më për këtë asociacion pa kompetenca ekzekutive.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".