Tmerrohen pasagjerët, dikush mundohet ta hapë derën e aeroplanit në ajër

  • E.K /
  • 12 June 2021 - 11:16
Tmerrohen pasagjerët, dikush mundohet ta hapë derën e aeroplanit në ajër

Pasagjerët e një aeroplani të kompanisë “Delta”, të cilët po shkonin nga Los Angelesi në Atlanta të ShBA-së, janë tmerruar nga një veprimi i një personi, që po mundohej ta hapte derën gjatë fluturimit.

Një dëshmitar tha në rrjete sociale se pasagjeri e mori zmadhuesin e zërit që përdoret për informimin e pasagjerëve dhe u kërkoi të gjithëve që të ulen dhe t’i përgatisin maskat e oksigjenit, para se të përpiqej ta hapte derën e aeroplanit me forcë, shkruan Independent.

Ekuipazhi i aeroplanit kërkoi nga pasagjerët që kanë trupa më të fuqishëm që të shkojnë në pjesën e përparme të aeroplanit për të ofruar ndihmë që të ndalet veprimi i burrit. Në një video të publikuar në internet, pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit shihen duke u munduar që ta pengojnë personin.

Një zëdhënës i kompanisë “Delta” tha se falë ndërhyrjes së ekuipazhit dhe ndihmës së ofruar nga pasagjerët, personi i papërgjegjshëm është ndaluar dhe fluturimi është devijuar. Më pas, burri është larguar nga aeroplani nga forcat e sigurisë. Ai u kërkoi falje pasagjerëve për vonesën dhe për shqetësimin.

(Kosova Sot Online)