Mitrovicë: Policia konfiskon marihuanë në dy lokacione të ndryshme

  • E.K /
  • 12 June 2021 - 14:00
Mitrovicë: Policia konfiskon marihuanë në dy lokacione të ndryshme

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të substancave narkotike në dy lokacione të ndryshme dje në Mitrovicë.

Një nga rastet e konfiskimit ka qenë në rrugë “Dëshmorët e Kombit”, ku gjatë kontrollimit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi me peshë prej 2.2 gramësh e llojit marihuanë.

Rasti i dytë i konfiskimit ka ndodhur në rrugën “Lagjja e Muhaxherëve”, ku Policia pas bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit ka konfiskuar një sasi të konsideruar të llojit marihuanë.

“Gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 7.3 gram”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)