3 mijë e 480 qytetarë vaksinohen kundër koronavirusit brenda një ditë

  • E.K /
  • 12 June 2021 - 16:26
3 mijë e 480 qytetarë vaksinohen kundër koronavirusit brenda një ditë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 3 mijë e 480 qytetarë janë vaksinuar kundër Covid-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Më tutje në njoftim është bërë e ditur se në total, kundër Covid-19 janë vaksinuar 96 mijë e 369 qytetarë.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës”, thuhet më tutje në njoftim.

Aktualisht në Kosovë janë duke u dhënë edhe dozat e dyta të vaksinës, ndërsa nga data 15 qershor pritet që në vend të fillojë vaksinimi masiv.

Në ndërkohë në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është regjistruar një rast i vdekjes dhe janë konfirmuar 17 raste të reja me koronavirus.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të 1 mijë e 774 mostrave.

“Nga 1.774 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 112 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.791. Në total numri i rasteve aktive është 531”, ka njoftuar MSH’ja.

(Kosova Sot Online)