Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

  • A.P /
  • 13 June 2021 - 12:05
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

Një person është plagosur me armë zjarri në Mitrovicë dhe ndodhet në spital.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30 derisa viktima ishte duke peshkuar në lumin Ibër, afër Kërshit të Dudës, krejt afër vijës që ndanë komunën e Mitrovicës së jugut dhe veriut.

Deri tash nuk dihen rrethanat e plota, autori dhe as motivi i kësaj ngjarje.

(Kosova Sot Online)