Deputetët mblidhen në seancë, diskutohet për situatën ekonomike të krijuar nga pandemia

  • E.K /
  • 14 June 2021 - 08:01
 Deputetët mblidhen në seancë, diskutohet për situatën ekonomike të krijuar nga pandemia

Kuvendi i Kosovës, do të mbajë sot një seancë plenare ku do të diskutohet për gjendjen ekonomike të krijuar nga pandemia e Covid-19.

Seanca do të fillojë në ora 10:00.

Në seancën e kaluar u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi, derisa, kryeministri Albin Kurti raportoi para deputetëve para fillimit të dialogut dhe takimit të nesërm me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Seanca e sotme është vazhdimësi e asaj të javës së kaluar, pasi që kishin mbetur pa u disktuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

Gjithashtu,sot mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku edhe do të vendoset për cakimin e seancës së re.

Kjo mbledhje fillon në ora 13:00.

(Kosova Sot Online)