Një 71-vjeçar gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se është vetëvrarë

  • E.K /
  • 14 June 2021 - 09:20
 Një 71-vjeçar gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se është vetëvrarë

Një 71-vjeçar dyshohet të jetë vetëvrarë me armë gjahu. Ndërkohë ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Rreth i Epërm në Mirditë.

Bëhet me dije se 71-vjeçari M.N është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Ndërkaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Mirditë/Informacion paraprak

Më datë 14.06.2021,rreth orës 04:25,  në fshatin Rreth i Epërm,Mirditë, në banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi M.N.,71  vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)