Kemi rënë në gjumë, Serbia po na sjell para aktit të kryer

Kemi rënë në gjumë, Serbia po na sjell para aktit të kryer
Kemi rënë në gjumë, Serbia po na sjell para aktit të kryer

Skender Mulliqi

  • 14 June 2021 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Kështu si po sillemi po vijmë para aktit të kryer , kur nuk reagohet dhe nuk veprohet me kohë. Kisha Ortodokse Serbe e ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, ishte provokim shumë i rëndë dhe akt antishqiptare i kryekriminelit serb, Sllobodan Milosheviq. U ndërtua në kohë okupimi, dhe nuk u rrënua në kohë të lirisë dhe pavarësisë nga Serbia.

Qe 20 vite në qendër të kryeqytetit kisha politike , na mrizon dhe na rrinë si shpatë mbi kokë , na marrinë si gjëja më e shëmtuar. Njerëzit e politikës deri më tash i patëm shumë të dobët, të cilët interesat vitale të shtetit dhe të kombit i lanë mbrapa. U lëshuan në gjah për të vjedhur dhe grabitur shtetin e posa lindur. Po ta kishin ndërtuar shqiptarët një objekt të tillë politik të kultit në Serbi, moti serbët do ta kishin shembur për toke si kullën prej kartoni. Ne kemi rënë në gjumë , jo që nuk po kemi unitetet, por gjithnjë e më shumë po përqahemi dhe atë vetëm për interesa personale. Liturgjia e u zhvillua në prag të datave historike për shqiptarët, u bë para datës së 15 qershorit kur pritet të filloj dialogu me Serbinë. Ky ishte një presion dhe provokim i hapur i Kishës serbe , e cila ishte nxitëse e luftës të fundit me rastin e shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë.

Edhe tash pas shume vitesh të përfundimit të luftës Kisha Ortodokse Serbe , po vihet në shërbim të politikës hegjemoniste serbe .Ishte dhe ka mbetur aspiruesja e gjenocidit serb mbi shqiptarët autokton. As sot sikur gjithmonë deri më sot nuk ishim vigjilent në organizimet e karakterit politik të serbëve në Kosovë. Kjo kishë deri sa të jetë në këmbë do të jetë një e keqe dhe një provokim i vazhdueshëm për shqiptarët. Nuk e ka vendin në Universitet dhe nuk e kanë vendin as në Kosovë, kishat politike, përderisa objektet e kultit të konfeksioneve të ndryshme fetare kanë qëndruar den babaden në Kosovë dhe janë ruajtur si të tilla edhe nga vet shqiptarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".