Në Pejë gjendet i vdekur një person

  • E.K /
  • 14 June 2021 - 11:26
 Në Pejë gjendet i vdekur një person

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Pejë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku ka konstatur vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES /Pejë, 13.06.2021 – 06:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)