Kuvendi mblidhet, nga Qeveria prezent vetëm ministri Hekuran Murati

  • E.K /
  • 14 June 2021 - 12:04
 Kuvendi mblidhet, nga Qeveria prezent vetëm ministri Hekuran Murati

Në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, sot po mbahet debat parlamentar në lidhje me situaten ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Megjithatë, në seancë nuk po merr pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e as ministrat tjerë, përveç atij të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Në seancën e sotme deputetë të opozitës kanë kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e pandemisë.

Po ashtu, qeveria është kritikuar që nuk po u del në ndihmë bizneseve të cilat kanë pasuar humbje për shkak të pandemisë.

(Kosova Sot Online)