Aksident tragjik, makina e garave del nga pista dhe përplas spektatorët

  • E.K /
  • 14 June 2021 - 13:33
 Aksident tragjik, makina e garave del nga pista dhe përplas spektatorët

Një aksident i rëndë është regjistruar të dielën në një pistë makinash në Teksas, ku zhvillohen garat e makinave “off-road”, në baltë.

Drejtuesi i një prej makinave në garë humbi kontrollin duke dalë nga pista dhe duke plagosur 29 spektatorë që ndiqnin garat ekstreme.

3 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që dhjetëra ambulanca shkuan në pistën e garave me baltë në Fabens.

(Kosova Sot Online)