Kjo grua nga Ferizaji është zhdukur, nëse dini diçka për të lajmërojeni policinë

  • E.K /
  • 14 June 2021 - 14:50
 Kjo grua nga Ferizaji është zhdukur, nëse dini diçka për të lajmërojeni policinë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetatarët, për gruan e zhdukur nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt, Bukurije Hasan Neziraj, e moshës 46 vjeçe.

E njëjta me datën 11.06.2021, kishte dalur nga shtëpia dhe që nga ajo ditë, nuk dihet për fatin e sajë.

Ajo, ka flokë të zeza, sy të kaftë, e gjatë 1.80 cm, peshon 80 kg dhe kishte veshje sportive të zeza dhe bluzë ngjyrë vjollce.

Policia, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e sajë, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt. (tel .192).

(Kosova Sot Online)