Gashi: Daka ka qenë e paanshme në KQZ, aq sa unë në përkrahjen time për VV-në

  • A.P /
  • 14 June 2021 - 20:36
Gashi: Daka ka qenë e paanshme në KQZ, aq sa unë në përkrahjen time për VV-në

Avokati Tomë Gashi ka thënë se vendimi për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor është i drejtë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së. Në arsyetimin e Presidentes, të siguruar, thuhet se kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë i pavarur. Ndërkohë Gashi thotë se Daka ka qenë e anshme në punën e saj.

“Zonja e paanshme ka qenë e paanshme në zgjedhjet e kaluara aq sa kam qenë unë në raport me përkrahjen time për Lëvizjen Vetëvendose. Ajo ka pasur rastin të jetë e dinjitetshme dhe të japë dorëheqje e jo të pres shkarkimin. Ka qenë politike, ka qenë një lloj mashe për PDK-në. Do të kishte qenë skandal po të kishte pasur edhe më shumë acarime me VV-në. Këtë vendim e ka pritur vetë edhe zonja Valdete Daka”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)