Bie aksidentalisht në pus, vdes 81 vjeçari

  • E.K /
  • 15 June 2021 - 14:34
Bie aksidentalisht në pus, vdes 81 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:30, në fshatin Katund i Ri në Durrës.

Shtetasi me iniciale A.L, 81 vjeçar, ka humbur jetën pasi është mbytur në një pus.

Sipas policisë, dyshohet se i moshuari është rrëzuar aksidentalisht në pus. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

(Kosova Sot Online)