Nga zëvendëskryeministër në deputet, Haki Abazi tregon se çfarë raportesh ka me Albin Kurtin

  • A.P /
  • 15 qershor 2021 - 23:22
Nga zëvendëskryeministër në deputet, Haki Abazi tregon se çfarë raportesh ka me Albin Kurtin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se nuk ka ndikuar në prishje të raporteve posti i deputetit në legjislaturën e tetë të themeluar nga bashkëpartiaku i tij, kryeministri Albin Kurti.

Abazi, ka thënë se ndihet i nderuar që është deputet i Kuvendit të Kosovës, përkundër, siç pretendon ai, tentimeve nga forca të jashtme politike që të mos e sigurojë këtë post.

“Unë nuk mendoj që nuk ka deputet të thjeshtë dhe përbërë. Secili prej atyre që ka marrë votat e qytetarëve janë përfaqësues në institucionin më të lartë. Unë jam i nderum që jam deputet i Republikës së Kosovës, përkundër krejt tentimeve mos me qenë as deputet”, ka deklaruar ai.

“Raportet me Albin Kurtin i kemi shumë të mira. Ne edhe në të kaluarën, kur s’kemi qenë aktivist, kemi pasur raporte të mira. Ideja e temperaturave nuk është se mund të jetë çdoherë konstante, sepse nuk kanë qenë as të ngrira as të shkrira. Z. Kurti është kryeministër, e zgjedhë ekipin e tij”, ka shtuar tutje ai.

Ai në emision ka komentuar reagimin e fundit të kryetarit të Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë, Veljko Odaloviq, i cili i është kundërpërgjigjur kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i thënë se ‘edhe mund të largohet’ nga delegacioni serb.

“S a dëgjova, nëse veç është e konfirmuar Odaloviq ka thënë edhe unë mund të largohen. Mendoj që këtu fillon zgjidhja e nyjes, se ballafaqimi me të kaluarën dhe dalja prej kësaj verbërie politike që ka Serbia për të kaluar është e rëndësishme për të arritur te njohja e dyanshme apo normalizimi i marrëdhënieve”, ka vlerësuar ai. 

(Kosova Sot Online)