Shërbimet sekrete turke arrestojnë liderin e ISIS në Turqi

  • E.K /
  • 16 June 2021 - 08:29
 Shërbimet sekrete turke arrestojnë liderin e ISIS në Turqi

Autoritetet turke bëjnë me dije se agjentët e shërbimeve sekrete kanë bërë të mundur arrestimin e një prej personave më të rrezikshëm në vend dhe rajon.

Bëhet për fjalë për Kasim Guler, kreu i organizatës famëkeqe të Shtetit Islamik, i cili u arrestua në Siri dhe më pas u transferua në Ankara.

Shërbimet sekrete i shtuan përpjekjet për arrestimin e Guler pas të dhënave se ishte duke përgatitur një sulm terrorist në Turqi me përmasa të mëdha.

Kasim Guler ishte në listën e personave më të kërkuara të Ministrisë së Brendshme turke.

(Kosova Sot Online)