Fushë Kosova në hall nga hajnat, për 10 minuta kryhen tri vjedhje të rënda

  • E.K /
  • 16 June 2021 - 10:22
 Fushë Kosova në hall nga hajnat, për 10 minuta kryhen tri vjedhje të rënda

Tri vjedhjeve të rënda kanë ndodhur brenda 12 minutave në Fushë-Kosovë.

Ndonëse policia nuk ka njoftuar nëse bëhet fjalë për persona të njëjtë, në të tri rastet, katër persona të maskuar kanë vjedhur në lokacione të ndryshme të Fushë Kosovës, telefon, laptop e iPad.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Vragoli, i dyti në rrugën “Nënë Tereza” dhe i treti në rrugën “Dardania”.

Postimi i plotë:

VJEDHJE E RËNDË

·         Fsh.Vragoli, Fushë Kosovë, 15.06.2021-03:49. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se  katër të dyshuar, të panjohur dhe me maska, kanë depërtuar në brendi të objektit, për momentin nuk dihet se çka është vjedhur.

·         Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë, 15.06.2021-03:52 Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se  katër të dyshuar të panjohur me maska kanë depërtuar në brendi të objektit   të  ku  kanë vjedh dy telefona Iphon dhe një Ipad  dhe më pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

·         Rr Dardania, Fushë Kosovë,  15.06.2021-04:02.  Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se katër të dyshuar të panjohur me maska kanë depërtuar në brendi të objektit, ku kanë vjedh një kompjuter dhe disa telefona celular  dhe më pas janë larguar në drejtim te panjohur.

(Kosova Sot Online)