Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së mban mbledhje pa praninë e mediave

  • E.K /
  • 16 June 2021 - 10:46
 Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së mban mbledhje pa praninë e mediave

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë po diskuton rreth çështjeve nga fushëveprimi i Komisionit.

Mirëpo mediet nuk janë lejuar të qëndrojnë në mbledhjen e Komisionit.

Ato janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Këtë e ka bërë të ditur kryesuesja e Komisionit, Ganimete Musliu.

Kujtojmë që edhe herë të tjera ky komision ka mbajtur mbledhje me dyer të mbyllura për media.

(Kosova Sot Online)