Izet Sadiku jep dorëheqje nga detyra e u.d drejtorit të Klinikës Infektive

  • E.K /
  • 16 June 2021 - 11:19
 Izet Sadiku jep dorëheqje nga detyra e u.d drejtorit të Klinikës Infektive

Infektologu Izet Sadiku ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d të drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar vet Sadiku.

Ai ka thënë se që tri javë ka dorëzuar dorëheqjen në drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës për arsye personale.

“Po kam dhënë dorëheqje për arsye personale. Unë e kam marr detyrën kur janë rrit numrat e infektimeve. Nuk kishte gatishmëri nga kolegët dhe e pata marrë detyrën derisa të kaloj vala e infektimeve. Tani situata është më stabile. Unë kam paralajmëruar se do të largohem nga pozita kur të qetësohet situata me pandeminë, dhe tani gjenda është më stabile”, ka deklaruar ai.

Sadiku është shprehur se nuk ka informata se kush do ta vihet në krye të Klinikës Infektive.

(Kosova Sot Online)