Albulena Haxhiu: Koncept-dokumenti për vettingun, gati deri në muajin gusht

  • G.G /
  • 16 June 2021 - 13:26
Albulena Haxhiu: Koncept-dokumenti për vettingun, gati deri në muajin gusht

Koncept-dokumenti për vettingun në drejtësi do të jetë gati deri në muajin gusht të këtij viti.

Këtë e bëri të ditur, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë raportimit sot në Komisionin për Integrimeve Evropiane.

Krahas kësaj, ajo tha se synojnë që në shtator të miratojnë Projektligjin për konfisikimin e pasurisë së paligjshme.

Haxhiu para deputetëve tha se ditëve të ardhshme do të miratohet në ekzekutiv edhe strategjia për sundimin e ligjit.

(Kosova Sot Online)