Dënohet burri që e vrau nënën, disa pjesë të trupit i hëngri e disa ia hodhi qenit

  • E.K /
  • 16 June 2021 - 15:34
 Dënohet burri që e vrau nënën, disa pjesë të trupit i hëngri e disa ia hodhi qenit

Një burrë spanjoll është dënuar me 15 vite burgim për vrasjen e nënës së vet dhe ngrënien e mbetjeve të saj.

Alberto Sanchez Gomez, 28 vjeç, u arrestua në vitin 2019 pasi policia gjeti pjesë të trupit të njeriut përreth shtëpisë së nënës së tij. Disa prej pjesëve u gjetën në kuti plastike, shkruan BBC.

Gjykata i cilësoi të papranueshme argumentet e të pandehurit se ai ishte duke përjetuar krizë psikotike në kohën e kryerjes së vrasjes.

Ai u dënua me 15 vite burgim për vrasje dhe pesë muaj burgim për përdhosje të kufomës. Gomez gjithashtu u urdhërua nga gjykata që t’ia japë 60 mijë euro vëllait të tij si dëmshpërblim.

Në gjykatë u tha se Sanchez e kishte mbytur nënën duke e shtrënguar në fyt pas një mosmarrëveshjeje. Ai më pas ia copëtoi trupin nënës së pajetë gjatë dy javëve dhe disa pjesë ia dha si ushqim qenit të tij.

(Kosova Sot Online)