Gjuajte me armë në qendër të Klinës, dyshohet për të plagosur

  • A.P /
  • 16 June 2021 - 21:52
Gjuajte me armë në qendër të Klinës, dyshohet për të plagosur

Në mbrëmjen e të mërkurës ka pasur të shtëna me armë në qendër të qytetit të Klinës.

Në foton e siguruar, shihet se Policia e Kosovës e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa dyshohet se ka të plagosur.

Media ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe të njëjtit kanë thënë se janë duke mbledhur informacione rreth ngjarjes.

(Kosova Sot Online)