Fillon seanca e Kuvendit, pritet votimi i Komisionerit për Informim dhe Privatësi

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 10:24
 Fillon seanca e Kuvendit, pritet votimi i Komisionerit për Informim dhe Privatësi

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, e ku në rend dite është edhe votimi i Komisionerit për Informim dhe Privatësi.

Poashtu në këtë seancë do të diskutohet edhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Ky është rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,

Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës,

Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit,

Zgjedhja e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi,

Propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

(Kosova Sot Online)