Nëna nga Prishtina godet vajzën, shoqërohet në polici

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 11:00
 Nëna nga Prishtina godet vajzën, shoqërohet në polici

Një grua nga Prishtina është shoqëruar në stacionin e policisë, pasi ka goditur vajzën e saj.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq ndaj saj është iniciuar lënda “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës – Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 16.06.2021 – 10:15. Është shoqëruar në stacion te policisë e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta e kishte goditur vajzën e saj. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)