Nëna nga Prishtina raporton në polici se djali i është zhdukur qe 13 ditë

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 11:16
 Nëna nga Prishtina raporton në polici se djali i është zhdukur qe 13 ditë

Një grua nga Prishtina ka raportuar në polici se djali i saj i moshës 17-vjeçare është larguar nga Prishtina që 13 ditë dhe nuk është kthyer.

Rasti ka ndodhur në Hajvali të Prishtinë, ku ankuesja ka bërë të ditur se djali i saj është larguar nga shtëpia më datë 4 qershor.

Nëna nga Prishtina ka bërë të ditur se që nga ajo datë, nuk ka njohuri për vendndodhjen e djalit të saj.

“Hajvali, Prishtinë 04.06.2021 – 16:00. Ankuesja femër  kosovare ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia është larguar djali i saj i moshës 17 vjeçare i cili deri me tani nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh

(Kosova Sot Online)