Vulin: Është e pashpjegueshme shkencërisht që Kosova të jetë shtet dhe RS të mbetet entitet

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 11:56
 Vulin: Është e pashpjegueshme shkencërisht që Kosova të jetë shtet dhe RS të mbetet entitet

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin i ka reaguar ministrit të Jashtëm kroat, Gordan Grlić Radman, i cili dje ka kërkuar që pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë sa më parë.

“Nuk ka asnjë shkencë që mund të përgjigjet pse Kosova mund të bëhet shtet dhe se Republika Srpska duhet të mbetet një entitet”, tha Vulin.

Duke iu kundërpërgjigjur kryediplomatit kroat, Vulin tha s’mund të kundërshtohet ndryshimi i kufijve në Ballkan.

“Vetëm shkenca mund të përgjigjet se si është e mundur të kërkohet njohja e të ashtuquajturës Kosovë në të njëjtën fjali dhe të kundërshtohen ndryshimet e kufijve në Ballkan”, tha Vulin.

“Shpresoj që Radman Grlić të mos ankohet përsëri se ai u sulmua”, theksoi Vulin.

(Kosova Sot Online)