Lexoni edhe:
Të gjitha shtyllat e sigurisë në aksion për luftimin e krimit të organizuar!
A e shkyçni bojlerin para se të hyni në vaskë? Ja kur është rrezik.
Është e njohur që bojleri në rast të eksplodimit, mundet t’ju lëndojë rëndë apo t’ju vrasë. Sipas ekspertëve, bojleri eksplodon për shkak të defekteve dhe parregullsive.
Të gjitha shtyllat e sigurisë në aksion për luftimin e krimit të organizuar!Lexoni edhe:
Në rast të ngrohjes së pakontrolluar të ujit, të cilën mund ta identifikoni sipas tingëllimës dhe vlimit të ujit që dëgjohen nga bojleri, e para që duhet të bëni është që të ndërprisni furnizimin me rrymë, aq më parë nëse në termometër shihni temperaturën e lartë, me kusht që termometri të jetë i saktë.
Energjinë elektrike mund ta shkyçni edhe nëpërmjet ndërprerësit i cili furnizon bojlerin.
Në rast se nuk ka ndërprerës të tillë, shkyçni siguresën në të cilën është i lidhur bojleri, mirëpo nëse keni pajisjen automatike, me aktivizimin e saj shkyçni tërë rrymën në banesë, gjë që është më e sigurt.
Duke pasur parasysh që bojleri është nën presionin edhe të tensionit në të cilin ka ujë, puna më e mençur është që ta shkyçni derisa jeni duke bërë dush.
Nëse bojleri është krejtësisht në rregull (nuk ka tela të zhveshur të cilët varen jashtë, nuk pikon ujë i cili lag ndonjërin tel etj.) dhe nëse tokëzimi është bërë mirë, atëherë është krejtësisht e sigurt ta lini bojlerin të lidhur në rrymë.
Rryma mund t’ju godasë nëse gjatë dushit është i aktivizuar bojleri i cili ka tokëzim të keq.
Megjithatë, ekspertët këshillojnë që gjithmonë, pa marrë parasysh a është tokëzimi i mirë apo jo, që bojlerin ta fikni para se të hyni në vaskë.
(Kosova Sot Online)