Interesante: Shteti që po u dhuron pula atyre që po vaksinohen

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 14:03
Interesante: Shteti që po u dhuron pula atyre që po vaksinohen

Pula të gjalla po jepen nga autoritetet lokale në Indonezinë rurale si një nxitje për banorët e moshuar që të vaksinohen kundër COVID-19.

Galih Apria, ndihmës komisar i policisë në Pecat, tha se banorët e moshuar kishin qenë shumë hezitues për të marrë vaksinën gjatë përhapjes së hershme të programit të vaksinimit nga qeveria.

“Në fillim, kishte shumë keqinformim dhe mashtrime rreth vaksinës që qarkullonin në internet, veçanërisht në mediat sociale,” tha Galih, shkruan CNN.

Policia nisi programin për “pula falas”, muajin e kaluar në bashkëpunim me qeverinë e nën-rrethit dhe qendrat lokale të shëndetit.

Para fillimit të programit, vetëm 25 në 200 banorë ishin të gatshëm të bënin vaksinën, tha Galih – por “tani, ne kemi 250 njerëz në ditë që janë të gatshëm të vaksinohen”.

Ai shtoi se dhënia e pulave ishte një shenjë afeksioni dhe respekti ndaj të moshuarve, dhe kjo i bënte të moshuarit më të qetë me oficerët e policisë, zyrtarët shëndetësorë dhe me vetë vaksinën.

Galih tha se autoritetet kanë dhënë 500 pula falas si rezultat i programit, por ata gjithashtu kanë ndërmarrë hapa të tjerë për të nxitur një vaksinim më të gjerë.

Elis Sumiati, një grua e moshuar që mori vaksinën përmes programit, i tha “CNN Indonesia”: “Unë nuk e dija nëse madje kisha nevojë për vaksinë, por tani pasi ata sollën pulën dhe thanë se mund ta bëj vaksinën. Jam e lumtur.”

Indonezia ka raportuar një nga shpërthimet më të mëdha të koronavirusit në Azi, me gati 2 milionë raste totale dhe më shumë se 53 mijë vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

(Kosova Sot Online)