Krenare Sogojeva-Dermaku zgjedhet komisionere për Informim dhe Privatësi

  • A.P /
  • 17 June 2021 - 19:08
Krenare Sogojeva-Dermaku zgjedhet komisionere për Informim dhe Privatësi

Krenare Sogojeva-Dermaku është zgjedhur komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke marrë votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës.

Sogojeva-Dermaku mori 65 vota nga 72 deputetë që ishin të pranishëm në seance.

Pozita dhe opozita janë përplasur sërish në seancën e sotme plenare për zgjedhjen e komisionarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar rikthimin e procesit në pikën zero, por kjo u kundërshtua nga Lëvizja Vetëvendosje e cila tha se “zhurma” e opozitës për këtë proces është e pakuptimtë.

Ndërkohë në momentin e procesit të votimit nuk morrën pjesë asnjëra nga partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK.

(Kosova Sot Online)