Ndjekja e snajperit ekstremist në Belgjikë hyn në muajin e dytë

  • E.K /
  • 18 June 2021 - 13:17
 Ndjekja e snajperit ekstremist në Belgjikë hyn në muajin e dytë

Një ndjekje në Belgjikë për një ish-ushtar të armatosur të ekstremit të djathtë është ende duke u zhvilluar dhe ka hyrë në muajin e tij të dytë.

46-vjeçari Jurgen Conings u vendos në një listë vëzhgimi për terroi në shkurt për shkak të politikës së tij të djathtë ekstreme.

Më 17 maj, policia filloi një kërkim për Conings pasi ai mori disa armë të rënda nga një kazermë e ushtrisë dhe u zhduk.

Ish-ushtari ka kërcënuar disa qytetarë në muajt e fundit, duke përfshirë virologun e vjetër të Belgjikës, Marc Van Ranst, i cili ka luajtur një rol kryesor në luftën e vendit kundër COVID-19.

Një duzinë njerëz mbeten nën mbrojtjen e policisë në Belgjikë, pasi ata konsiderohen shënjestra të mundshme të burrit të armatosur, i cili është quajtur “Rambo” nga media belge.

Kryeministri belg Alexander De Croo u ka thënë deputetëve se ishte “e papranueshme” që ai qe ne ë gjendje të hynte tek armët, ndërsa Ministri i drejtësisë Vincent Van Quickenborne e ka përshkruar Conings si një “kërcënim akut”.

Qindra oficerë të ushtrisë kanë vazhduar të krehin parkun e gjerë natyror Lanklaarse Steenweg në Niel-bij-As në kuadrin e kërkimit intensiv.

Conings, një ish-gjuajtës ekspert, kërkohet nga policia në Belgjikë, Hollandë dhe Gjermani.

(Kosova Sot Online)