Qeveria Kurti nuk shkon për ekskursione në Bruksel, me forcë politike dhe fakte mposhtet presidenti serb Vuçiq!

Qeveria Kurti nuk shkon për ekskursione në Bruksel, me forcë politike dhe fakte mposhtet presidenti serb Vuçiq!
Qeveria Kurti nuk shkon për ekskursione në Bruksel, me forcë politike dhe fakte mposhtet presidenti serb Vuçiq!

Skender Mulliqi

  • 18 June 2021 - 12:49

Shkruan:ANALISTI: Skender Mulliqi

Albin Kurti i dha fund ekskursioneve te ish-pushtetareve, i dha fund shkuarjeve me duar ne xhepa, i dha fund shantazheve te deritashme karshi përfaqësuesve tanë në bisedime me Serbinë , siç ndodhi kjo deri më tash. Kryeministri Kurti, nuk është si Thaçi dhe as si Mustafa, të cilët për pushtet i jepen territore Malit të Zi dhe nënshkruan edhe "Zajednicen". Kurti u tregua intelektual i kalibrit të lartë, u tregua se din çka don , dhe për herë të parë e mundi Vuçiqin në përballje me të në Bruksel.

-Kryeministri i Serbisë është mësuar të tallet me Thaçin , Mustafen dhe së fundi edhe me Hotin , të cilin e hajagarisi duke i thënë "se a dinë mirë serbisht". Takimi i zhvilluar është shpresë dhe besë për Kosovën ashtu sikur që ishte zotuar kryeministri dhe kishte premtuar. Shqiptaret, nuk kanë pushtuar askënd , nuk kanë vra gra e fëmijë siç bëri gjenocidin Serbia mbi shqiptarët e Kosovës. Të gjitha argumentet i patëm edhe në të kaluarën por, i patëm në krye profiterët , të padijshmit dhe të pa përgjegjshmit që ti mbrojnë ashtu si duhet interesat e Kosovës në bisedimet e zhvilluara.

Është hera e parë që dolëm faqebardhë nga takimet e ndërsjella me palën serbe në Bruksel. Kryeministri Kurti që në takimin e parë na e zbardhi fytyrën. Tani duhet të qëndrojnë afër të gjithë shqiptarët deri në fund. Kërcënimet e Opozitës ndaj Kurtit , po janë gati të njëjta më kërcënimet e Vuçiqit , para takimit në Bruksel .Tonet kërcënuese të pasuesit të çetnikizmit në Serbi nuk na çudisin , por na duditë Opozita në Kosovë, e cila po sillet në mënyre jo konformiste .Vuçiq do të mësohet se agjendat e bisedimeve nuk do ti dikton më ai. Edhe Opozita në Kosovë duhet të mësohet se bisedimet me palën serbe janë serioze , dhe se në Bruksel nuk shkohet më duar në xhepa ,sikurse që kishin shkuar Thaçi dhe Mustafa, e të cilët edhe nënshkruan marrëveshje në dëm të Kosovës.

Kosova është shtet Sovran dhe i pavarura , dhe sigurisht së Kurti do të vazhdon ti mbrojë seriozisht interesat e Kosovës dhe të shqiptarëve në Bruksel. Presidenti serbë , Vuçiqi duhet të mësohet së nuk është duke shkuar në bisedime si në piknik. Pala e Kosovës do të jetë gjithmonë shumë më e fortë dhe më e përgatitur . Ka ardhur koha që Vuçiqi në Brukusel të përgjigjet në pyetjet e parashtruara të palës tonë, për gjenocidin e ushtruar nga Serbia .Ai do të përgjigjet edhe për dëmet e luftës , për të pagjeturit, dhe do ti bëhet me dije se marrëveshja finale , nuk do të nënshkruhet pa njohje reciproke. Kryeministri Albin Kurti do të tregoj gjithë forcën e tij politike , duke e mposhtur presidentin serb gjithmonë vetëm me fakte, fakte të cilat duket se nuk janë paraqitur gjatë këtyre viteve në bisedimet e zhvilluara. Sigurisht së Kurti i nuk ka mundësi të shantazhohet nga Vuçiqi , punë që e kishte bërë Vuçiqi më Thaçin dhe Mustafën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".