Pamje të rralla, Liqenati i Rugovës i mbushur me borë në muajin qershor

  • E.K /
  • 18 June 2021 - 13:45
Pamje të rralla, Liqenati i Rugovës i mbushur me borë në muajin qershor

Anëtarët e Kosova Hiking Trips gjatë datës 5 qershor kanë realizuar një ecje në liqenatin e Rugovës.

Sipas postimit të bërë nga Kosova Hiking Trips, liqeni më i madh i Rugovës nuk ka qenë asnjëherë në këtë gjendje, ku në muajin qershor të ketë borë.

“Kurrë se kemi pa liqenin e madh në ketë gjendje me shumë borë në muajin prill, maj, e lërë më në qershor. Akulli mbi liqenin e madh ishte ende i fortë, ndërsa në liqenin e vogël ishte shkrirë komplet”, thuhet në postimin e bërë në Facebook.

Ndryshe, liqenati i Rugovës është i njohur në të gjithë Kosovën dhe vizitohet edhe nga shumë qytetarë, po ashtu alpinistët e shfrytëzojnë edhe për ngjitje në majet e maleve. 

Më poshtë fotografitë e publikuara nga Kosova Hiking Trips:   

(Kosova Sot Online)