Rrënohen dy anekse të ndërtuara pa leje afër Gërmisë

  • E.K /
  • 18 June 2021 - 14:10
 Rrënohen dy anekse të ndërtuara pa leje afër Gërmisë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë rrënuar dy anekse pa leje në afërsi të Gërmisë.

Sipas njoftimit të komunës, rrënimi i anekseve ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të urdhëresave të inspektorit, që konstatonin se anekset ishin ndërtuar në kundërshtim me lejen ndërtimore.

“Në vazhdën e angazhimit të inspektorëve komunal të ndërtimit, për të pamundësuar zhvillimin e punëve pa leje në kryeqytet, sot janë rrënuar edhe dy ankese të ndërtuara pa leje, afër Gërmisë.

Vendimi për rrënimin e këtyre anekseve vjen si pasojë e mosrespektimit të urdhëresave të inspektorit, të lëshuara pasi ishte konstatuar se të dy anekset ishin ndërtuar në kundërshtim me lejen ndërtimore”, thuhet në njoftimin e komunës.

(Kosova Sot Online)