I riu nxit reagime, përgatit picë nga shalqiri

  • E.K /
  • 18 June 2021 - 15:46
 I riu nxit reagime, përgatit picë nga shalqiri

Një përdorues i aplikacionit TikTik ka habitur shumë njerëz dhe ka nxitur reagime, pasi ka publikuar një mënyrë të çuditshme të përgatitjes së picës përmes shalqirit e jo përmes brumit.

Oliver Paterson e publikoi javën e kaluar videon e tij me udhëzime se si të përgatitet ky lloj i picës. Në vend të brumit, ai përdor një copë shalqiri, të cilën e fërgon dhe më pas ia hedh sipër përbërit që zakonisht përdoren në pica.

Videoja e tij është bërë shumë e popullarizuar dhe deri tani është shikuar 2.5 milionë herë. Shumica e komentuesve janë të pakënaqur me recetën. Dikush tha se ky është “krim lufte”, shkruan Daily Mail.

“Doli të jetë shumë e shijshme në fund. Duhet ta provoni një herë vetë”, tha autori i videos, por komentuesit nuk ishin të bindur nga këto fjalë.

“Kurrë nuk kam parë diçka më të gabuar se kjo”, shkroi një komentues. Dikush tjetër u tall pak duke thënë: “Një nga shenjat e Covidit është humbja e shijes, ju lutem izolohuni dhe qëndroni të sigurt.”

(Kosova Sot Online)