Erdogan nuk e ftoi Serbinë, këto janë shtetet që marrin pjesë në samitin ku ndodhet Vjosa Osmani

  • G.G /
  • 18 June 2021 - 15:54
Erdogan nuk e ftoi Serbinë, këto janë shtetet që marrin pjesë në samitin ku ndodhet Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, po merr pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) që po mbahet në Republikën e Turqisë, në Antalia.

Në këtë samit përveç presidentes Osmani, pjesëmarrës është edhe Presidenti i Republikës serbe në Bosnje, Milorad Dodik. Gjithashtu në këtë samit po marrin pjesë edhe përfaqësuese të shteteve të Ballkanit Juglindor si Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut, presidenti i Koacisë Zeljko Komsic, Aureliu Ciocoi presidenti i Moldavisë, dhe anëtari i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Sefik Dzaferovic

Ky samit nis sot nga ora 16:45 deri më 17:45 e udhëhequr nga moderatori Alican Ayanlar.

Ky eveniment fillon si një mbledhje vjetore e niveleve të larta të profesionistëve që merren me diplomacinë, siç janë politikanët, diplomatët, opinionistët dhe akademikët, dallim me vitin e kaluar që ky samit nuk u mbajt shkaku i gjendjes pandemike dhe mbi këshillat e OBSH-së.

Aktivitete të tjera të rëndësishme të anuluara nëpër botë përfshijnë Festivalin Ndërkombëtar të Gazetarisë në Itali, Kongresin Botëror Mobil (Mobile Ëorld Congress) në Spanjë dhe Panairin e Librit në Mbretërinë e Bashkuar.

(Kosova Sot Online)