Në Prishtinë tetë të mitur rrahen mes veti me shufra metali

  • E.K /
  • 19 June 2021 - 09:54
Në Prishtinë tetë të mitur rrahen mes veti me shufra metali

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë ka ndodhur një rrahje mes tetë të miturve, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë rreth orës 15:15, e me vendim të prokurorit, pas interivstimit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës.

“Rr.Lidhja e Prizrenit, Prishtinë, 18.06.2021-15:15. Raportohet se janë arrestuar tetë meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. Me vendim të prokurorit,  pas intervistimit pesë të dyshuar dërgohen në mbajtje ,ndërsa tre lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)