Lexoni edhe:
Alarmante në sistemin e drejtësisë: 183215, lëndë në pritje për gjykim që shkojnë drejtë rrezikut për parashkrim!
Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se sot 50 pelegrinë serbë janë kthyer mbrapsht nga policia e Kosovës.
Petkoviq ka thënë se pelegrinët kishin planifikuar të vizitojnë disa nga tempujt e Kishës Ortodokse Serbe.
“Vizita e tyre ishte njoftuar tek zyrtarët policorë sipas marrëveshjes dhe praktikave të mëhershme, duke konsideruar poashtu nevojën që ata të përcillen me polici shkaku i sigurisë”, ka thënë Petkoviq, raportojnë mediat serbe.
Sipas tij, pelegrinët kanë planifikuar të vizitojnë varret e paraardhsëeve të tyre, si dhe ta vizitojnë Manastirin e Deçanit.
Media do të ju mbajë të informuar për rastin.
(Kosova Sot Online)