Betim Gjoshi i thotë Albin Kurtit e Vjosa Osmanit: Ndaluni o njerëz, po përfaqësoni Kosovën e jo Teheranin

  • E.K /
  • 19 qershor 2021 - 16:48
Betim Gjoshi i thotë Albin Kurtit e Vjosa Osmanit: Ndaluni o njerëz, po përfaqësoni Kosovën e jo Teheranin

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar ndaj qasjes së qeverisë dhe presidentes karshi BE-së dhe SHBA-ve.

Siç tha ai, krejt çfarë i ka rastisur të dëgjojë këto ditë janë lajmet për përplasjet e qeverisë dhe presidentes Osmani me SHBA-në dhe BE-në.

Në lidhje me këtë, ai ka lëshuar edhe një thirrje për Kurtin e Osmanin.

“O njerëz, ndaluni. Ju jeni duke punuar për shtetin e Kosovës dhe nuk po përfaqësoni Teheranin”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

Qe dy ditë veç këto lajme po i lexoj

“Kurti përplaset me ambasadorin amerikan”, “Presidentja përplaset me Borrellin e BE-së”.

O njerëz, ndaluni. SHBA-ja dhe BE-ja janë aleatët tanë dhe adresa jonë.

O njerëz, ndaluni. Ju jeni duke punuar për shtetin e Kosovës dhe nuk po përfaqësoni Teheranin.

Përplasjen lene për Serbinë.

(Kosova Sot Online)