Ra nga fiku, ndërron jetë adoleshentja

  • E.K /
  • 21 June 2021 - 09:29
 Ra nga fiku, ndërron jetë adoleshentja

Një vajzë 17-vjeçe ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Lushnje pasi aksidentalisht ka rënë nga pema. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Thanasaj.

Mësohet se vajza rreth orës 19:20 ka rënë nga fiku në kopshtin e shtëpisë.

Vajza është dërguar nga familjarët fillimisht në spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në spitalin e Durrësit, por ka ndërruar jetë.

(Kosova Sot Online)