Tahiri hap zyrën për qytetarë: Ju ftoj në kafën e mëngjesit në zyrën time

  • E.K /
  • 21 June 2021 - 09:36
Tahiri hap zyrën për qytetarë: Ju ftoj në kafën e mëngjesit në zyrën time

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka hapur zyrën e tij për qytetarë me të cilët do të diskutojnë për ide, sugjerime e kritika në mënyrë që të hartojnë bashkë një program që ofron zgjidhje reale për Podujevën.

Këtë e ka bërë të ditur vet Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Nga sot, e hënë e deri të premten, gjatë gjithë javës nga 8:00 – 10:00 , ju ftoj në kafen e mëngjesit në zyrën time në Shesh mbi pastiqerinë Kimi . Ide propozime/sugjerime e kritika për programin tim, janë më se të mirëseardhura”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Nga sot, e hënë e deri të premten, gjatë gjithë javës nga 8:00 – 10:00″.“Ju ftoj në kafen e mëngjesit në zyrën time në Shesh mbi pastiqerinë Kimi. Ide propozime/sugjerime e kritika për programin tim, janë më se të mirëseardhura. Zëri i qytetarëve është çelësi i zgjidhjes së problemeve. Bëhuni pjesë e ndryshimit të vërtetë. Ju mirëpres”.

(Kosova Sot Online)