Përfundon në mënyrë tragjike ndjekja e “Rambos” që kërcënoi virologët

  • E.K /
  • 21 June 2021 - 09:52
 Përfundon në mënyrë tragjike ndjekja e “Rambos” që kërcënoi virologët

Kishte një karrierë 30 vjeçare në ushtri, Jurgen Conings, një nga ekspertët më të mirë në fushën e lëndëve shpërthyese në Belgjikë, i cili u gjet i vetëvrarë dit e djeshme pas një ndjekje të forcave speciale.   

Edhe pse i sinjalizuar për bindjet e tij të ekstremit të djathtë dhe raciste, të shprehura edhe në postimet e tij në rrjetet sociale, 46-vjeçari kishte vijuar në karrierën e tij.

Por periudha e pandemisë kishte zmadhuar qasjen e tij kundër atij që ai cilësonte si një komplot i organizuar. Në shënjestrën e tij, kishte në veçanti virologët dhe autoritetet shëndetësore që kishin vendosur masa të ashpra për parandalimin e COVID-19.

Image

Kurgen Conings ishte një nga ekspertët më të mirë në fushën e lëndëve shpërthyese

Conings kishte arritur deri në pikën ku kërcënonte me jetë Marc Van Ranst, virologun më të njohur të vendit, që si pasojë u detyrua të ndërrojë banesës së bashku me familjen, ndërkohë që Conings në 17 maj u zhduk. 

Forcat e rendit zbuluan ne disa magazina raketa anti-tank dhe armët e tjera të rënda të mbledhura ndër vite nga ushtaraku,  që sipas tyre ishin në gjendje për t’u përdorur.

Kufoma e Conings u gjet në pyllin e Dilserbos, pas një muaj kërkimesh,  në Belgjikën lindore, ku sipas autoriteteve ai është vetëvrarë.

Image

Vendi ku u gjet trupi i Jurgen Conings

Vdekja e tij, gjithsesi, nuk shuan polemikat. Ministri i Mbrojtjes belg Ludivine Dedonder ka shprehur hapur shqetësimin e tij për mbështetjen e hapur për Conings, veçanërisht në rrjetet sociale, ku spikasin edhe komentet pozitive nga shumë pjesëtarë të ushtrisë.

(Kosova Sot Online)