Momenti kur elefanti i uritur shemb murin e shtëpisë për oriz

  • E.K /
  • 21 June 2021 - 14:45
 Momenti kur elefanti i uritur shemb murin e shtëpisë për oriz

Ky është momenti kur një elefant i uritur përplas dhe shemb muret e kuzhinës së një shtëpie për të ngrënë oriz, në mes të natës.

Elefanti me emrin, Plai Bunchuay, nuhati ushqimin dhe hyri në  një shtëpi në Tajlandë, të dielën në orën dy të mëngjesit, raporton Daily Mail.

Banorët e shtëpisë  u zgjuan nga zhurma dhe vrapuan në kuzhinë për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Ata u shokuan kur panë elefantin në kuzhinë.

E zonja e shtëpisë tha:“Ky elefant është i njohur në zonë sepse shkakton shumë probleme . Ai kishte ardhur përsëri në shtëpinë tonë dy muaj më parë dhe po shikonte përreth, por më pas nuk shkaktoi dëm.”

“Ne biseduam me autoritetet lokale të mbrojtjes së kafshëve të egra dhe ata na thanë të mos e mbanim ushqimin jashtë  kuzhinës, sepse aroma tërheq elefantët“, tha gruaja, e cila është shqetësuar për kostot e shtrenjta të riparimit të  mureve.

Një nga zyrtarët lokalë për mbrojtjen e faunës lokale deklaroi se shpjegimi më i mundshëm për “vizitën e elefantit” është se elefanti ka ndjerë  aromën e ushqimit dhe ka dashur ta provojë.

“Nuk ishte se ai ndjehej veçanërisht i uritur, pasi  ka shumë ushqim në xhungël. Kjo nuk ka ndryshuar … Megjithatë, tani zakonet e ngrënies së disa elefantëve kanë ndryshuar për shkak të rritjes së kontaktit të tyre me njerëzit. “Ata kanë filluar ta pëlqejnë ushqimin tonë.”

(Kosova Sot Online)