“Sozia” e kryeministrit britanik është një bebe 4-muajshe

  • E.K /
  • 22 June 2021 - 08:52
 “Sozia” e kryeministrit britanik është një bebe 4-muajshe

David Doronina është padyshim një nga foshnjet më të famshme në Britani të Madhe. I lindur në 1 mars, David dallon për flokët e tij të shumtë dhe biond, njësoj si kryeministri britanik Boris Johnson.

Prindërit e tij, Tatiana dhe Ruslan, ndalohen nga njerëzit kudo që të shkojnë. Sipas prindërve, thuajse të gjithë komentojnë ngjashmërinë e të birit me kryeministrin.

‘’Infermierët më thanë menjëherë që ai ngjan me Boris. David është i famshëm. Njerëzit bëjnë krahasimin e tij me Boris në momentin e parë që e shohin atë.”

(Kosova Sot Online)