Shteti duhet t’i ndëshkon Devollët, me kontratën të Z-Mobile e dërguan buzë falimentimit Telekomin

Shteti duhet t’i ndëshkon Devollët, me kontratën të Z-Mobile e dërguan buzë falimentimit Telekomin
Shteti duhet t’i ndëshkon Devollët, me kontratën të Z-Mobile e dërguan buzë falimentimit Telekomin

Dardan Grapci

  • 22 June 2021 - 07:38

Shkruan: Analist - Dardan Grapci

Unë them që shteti nuk duhet tu jap të hollat Devollëve për shkatërrimin e PTK-s, por Devollët duhet ta dëmshpërblejnë PTK-në për shkatërrimin që ia kanë bërë në vlerë prej më shumë se  100 milionë euro, duke e ditur që gjatë kohës kur ka hyrë në treg Z-MOBILE, ata në mënyrë të fshehur dhe ilegalisht e kanë aktivizuar sistemin SIM 2 SIM.    

Zbardhja krimit te organizuar ka filluar me vonesë, por gjithashtu nuk është as tani vonë, arsyeja e vonesës është se nga momenti kur janë zbuluar këto marrëveshje kriminale në mes të Devollëve dhe kompanive tjera, shumë fakte dhe dokumentacione që mundë të jenë të rëndësishme ndoshta janë shkatërruar apo fshehur. Për të filluar hetimet e thella kundër palëve,  duhet që të aktivizohet me seriozitet të madh Prokuroria,  policia hetimore  në bashkëpunim me AKI-në. Që të kërkojnë faktet të cilat ndoshta ende nuk dihet se ku janë dhe çka përmbajnë e që kanë ndikuar negativisht në afarizmin dhe zhvillimin e ngecur të Telekomit. Kontrata 10 vjeçare në mes të Devollëve dhe PTK-s e ka çuar shtetin në një krizë të thellë ekonomike, Telekomin e ka dërguar buzë falimentimit,  kurse edhe  marrëveshjet e bëra janë shkelur shumë herë nga Z-MOBILE.

Unë kërkoj nga Policia e Kosovës dhe Gjykata që në këto aksione të arrestimeve që kanë filluar, ta arrestojnë edhe njeriun me emrin Agron Mustafa i cili e ka sjellë PTK-në në gjunjë duke bërë marrëveshje ilegale me Z-MOBILE në kuadër të operatorit VALA. Duhet të hetohen komplet dy palët VALA dhe Z-MOBILE për shkatërrimin e gjithë gjigantit ekonomik PTK-s në mënyrë indirekte, duke bërë kontrata kriminale në mes të tyre, për përfitime grupore e individuale të grupeve të ndryshme kriminale të interesit . 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"