Kishte dyshime për vaksinën anti-Covid, qytetari vaksinohet dhe ka një mesazh për qytetarët

  • E.K /
  • 22 June 2021 - 13:21
 Kishte dyshime për vaksinën anti-Covid, qytetari vaksinohet dhe ka një mesazh për qytetarët

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, po vazhdon vaksinimi i qytetarëve me vaksinën anti-Covid

Sinan Pllana, një prej qytetarëve që kishte dyshime sa i përket marrjes së vaksinës anti-Covid, është vaksinuar sot dhe ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen.

Në këtë qendër të vaksinimit ekipet shëndetësore edhe gjatë së martës kanë vazhduar vaksinimin e të gjithë atyre që janë paraqitur.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër Covid-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133 868 doza të vaksinës.

Përderisa dozën  e kanë marrë 17 mijë e 811 qytetarë.

(Kosova Sot Online)