Qeveria ndan 100 mijë euro për komunën e Preshevës si ndihmë për vërshimet

  • E.K /
  • 22 June 2021 - 14:41
 Qeveria ndan 100 mijë euro për komunën e Preshevës si ndihmë për vërshimet

Në mbledhjen e qeverisë u miratua Shqyrtimi i Propozim Vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për ndihmë nga vërshimet në Komunën e Preshevës në vlerë 100 mijë euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se këto mjete do merren nga nënprogrami i shpenzimeve të paparashikuara.

“Me këtë vendim parashihen të ndahen 100 mijë euro në emër të ndihmës për mbulim të pjesshëm për dëmet e shkaktuara.Këto mjete merren nga nënprogrami i shpenzimeve të paparashikuara, kategoria e shpenzimeve rezerva”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se qeveria e Serbisë se ka ndarë asnjë cent për komunën e Preshevës nga dëmet e shkaktuara si pasojë e vërshimeve.

(Kosova Sot Online)